KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Konfiskohen 35 mijë euro në Tabanoc, ndalohen shoferi dhe pasagjeri i autobusit

Konfiskohen 35 mijë euro në Tabanoc, ndalohen shoferi dhe pasagjeri i autobusit

U ndaluan dy persona në rajonin e Tetovës, një shofer autobusi dhe një pasagjer, tek të cilët u gjetën 34.965 euro të padeklaruara, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Punë Kufitare dhe Migracion në zonën e SPB Tetovë kanë ndaluar një autobus “Mercedes”, në pronësi të një agjencie turistike, i drejtuar nga R.F. (37) nga rajoni i Tetovës, i cili qarkullonte në relacionin Gjermani–Maqedoni.

Gjatë kontrollit të autobusit, në rimorkio janë gjetur disa bidonë për të cilët personi nuk posedonte dokumente dhe leje për transport.

Ndërsa gjatë kontrollit të njërit prej pasagjerëve, F.I. (20) nga poashtu nga rajoni i Tetovës, janë gjetur pesë zarfe me prerje të ndryshme parash, me vlerë totale prej 34.965 eurosh, të cilat kishin kaluar përmes pikës kufitare Tabanoc pa i deklaruar, dhe nuk posedonte asnjë dokument për pronësinë dhe origjinën e parave.

Siç njoftojnë nga MPB, personat janë privuar nga liria sipas nenit 278 “kontrabandë” të Kodit Penal dhe nenit 29 të Ligjit për Punë Devizore, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.