KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Takimi Hoxha–Ortiz: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me Spanjën në fushën e mjedisit jetësor

Takimi Hoxha–Ortiz: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me Spanjën në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dje zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafaelo Soriano Ortiz, ku u diskutua për progresin dhe zbatimin e projekteve kyçe aktuale për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në takim u theksua mbështetja e Mbretërisë së Spanjës për procesin e eurointegrimeve, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e mjedisit jetësor.

Bashkëpunimi i mirë bilateral ndërmjet dy vendeve reflektohet edhe përmes realizimit të disa projekteve të mbështetura nga programi IPA, në të cilat marrin pjesë institucione dhe kompani spanjolle.

Bashkëbiseduesit theksuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si një kontribut i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane në fushën e mjedisit jetësor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.