KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha voton për kreun e PD-së: Proces shembullor dhe demokratik

I shoqëruar nga bashkëshortja, Berisha voton për kreun e PD-së: Proces shembullor dhe demokratik

Kryedemokrati, Sali Berisha këtë të shtunë ka marrë pjesë në procesin e votimit ku ai është kandidati i vetëm për kreun e Partisë Demokratike. Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha.

Pas votimit, Berisha u shpreh se procesi është demokratik dhe shembullor. Ai ftoi demokratët që ende nuk kanë votuar të përmbushin detyrimin e tyre të cilin e cilësoi të rëndësishëm, njofton euronews.al.

“Përshëndes demokratët që kanë votuar gjer tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor, në një proces në të cilin në mënyrën më demokratike i shprehin besimin, shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër të tij.

Me ketë rast ftoj demokratët që nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm ndaj një procesi më demokratik qe ekziston në të gjitha partitë moderne, evropiane dhe botërore. I garantoj se do të përmbush me përkushtim të madh detyrimet e mia ndaj besimit të tyre”, tha ai.

Berisha gjithashtu u pyet nga gazetarët lidhur me reagimin e Ervin Salianjit i cili ka publikuar foto ku demokratët kanë shënuar emrin e tij për kreun e ri të PD. Ai tha se asnjë përfaqësuesi i botës së krimit nuk do ka vend në këtë parti.

“Unë besoj se përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit, nuk mundet të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri. Përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë vend kurrë në këtë parti.

Ndarja jonë me botën e krimit, është ndarje për jetë e vdekje. Kjo është zgjedhje përfundimtare e jona. Askush nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit. Zero”, shtoi ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.