KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Melinda Ademi me projekt internacional, sjell së shpejti bashkëpunimin me reperin algjerian Didine Canon 16

Melinda Ademi me projekt internacional, sjell së shpejti bashkëpunimin me reperin algjerian Didine Canon 16

Reperja e njohur shqiptare Melinda Ademi duket se po përgatit një tjetër projekt të rëndësishëm muzikor, kësaj radhe me një emër me famë ndërkombëtare nga skena algjeriane.

Përmes një postimi në Instagram, Melinda ka zbuluar se po vjen me bashkëpunim me reperin e famshëm algjerian Didine Canon 16, duke e paralajmëruar këngën e re me titull “Heke”.

Në foton e publikuar, Melinda shfaqet krah Didine Canon 16, ndërsa në përshkrim ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një këngë të re që do të jetë pjesë e albumit të saj “Bad Diva”, i cili pritet të publikohet së shpejti.

“HEKE X @didine.canon16.off – new song from BAD DIVA, the Album… dropping soon”, ka shkruar ajo, duke shtuar edhe hashtagët përkatës të projektit.

Ndërkohë, në komente ka reaguar edhe vetë Didine Canon 16, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi tashmë është i konfirmuar dhe i gatshëm për publikun.

Ky duet pritet të sjellë një kombinim interesant të stilit të Melindës me energjinë e skenës algjeriane, ndërsa fansat kanë nisur menjëherë reagimet dhe pritjet për publikimin e “Heke”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.