Pamja që pritet ta shohim kudo këtë vit kërkon vetëm një detaj të saktë: zgjedhjen e nuancës së duhur të lapsit për buzë
Buzët me efekt të mjegulluar janë një nga trendet kryesore të bukurisë në vitin 2026, por Gigi Hadid tregoi se harku i Kupidit i theksuar fuqishëm vazhdon ta ruajë statusin e glamurit të përjetshëm.
Modelja Gigi Hadid u shfaq me një fustan të bardhë të ngushtë nga David Koma, të cilin e plotësoi me stoli të brendit Anayam London. Krijimi kishte një jakë të fiksuar me një detaj të argjendtë dhe një korse skulpturore që vazhdonte në fund të ngushtë, ndërsa përshtypjen e glamurit klasik, me frymë retro, e theksuan edhe bashkëpunëtorët e saj të kahershëm, grimieri Patrick Ta dhe parukieri Dimitris Giannetos.
Përcaktimi i buzëve në stilin e Hollywoodit të vjetër
“Për buzët gjithmonë zgjedh një nuancë që lidhet me skuqjen e faqeve, në mënyrë që e gjithë pamja të jetë e harmonizuar”, ka thënë Ta. “Këtu zgjodha një nuancë katër deri në pesë tone më të errët se ngjyra natyrale e buzëve të saj. Zakonisht nis me një laps që i përshtatet nëntonit natyral të buzëve, pastaj e përshtat thellësinë e ngjyrës sipas efektit përfundimtar që dua të arrij.”
Rikthimi i pamjes mat nga vitet ’90
Buzët me skaje të buta dhe të mjegulluara janë aktualisht një trend i madh mes të famshmeve. Ato i kanë mbajtur shumë bukuroshe hollywoodiane, ndërsa pas shumë prej këtyre dukjeve qëndron grimierja Nina Park. Edhe Amal Clooney, e njohur për stilin elegant dhe klasik, e ka provuar këtë trend.
Megjithatë, te Gigi Hadid buzët e përcaktuara qartë duken veçanërisht tërheqëse, gjë që lidhet natyrshëm me rikthimin e grimit mat të viteve ’90. Përfundimi kadife në lëkurë duket i rregulluar dhe elegant, por mbetet mjaftueshëm i lehtë për t’u mbajtur, sidomos në temperatura më të larta dhe nën dritat e forta të qilimit të kuq.
Për një pamje si ajo e Gigi Hadid dhe supermodeleve të viteve ’90, më së miri është të zgjidhen nuanca kafe ose të kuqërremta, ndërsa buzët të konturohen me laps më të errët, në mënyrë që të fitojnë më shumë dimension dhe një efekt përfundimtar më dramatik. /Telegrafi/