Një postim që e paraqiste Donald Trumpin si Jezusin duket se është fshirë nga llogaria e mediave sociale të presidentit, për shkak të fërkimeve midis Trump dhe Papës për luftën në Iran.
Imazhi, i cili e tregonte Trumpin si një figurë të ngjashme me Krishtin duke shëruar të sëmurët i rrethuar nga flamuj dhe shqiponja amerikane, u postua në Truth Social të dielën vonë në mbrëmje, pak pasi presidenti kritikoi Papa Leo XIV për të folur kundër luftës me Iranin, transmeton Telegrafi.
Që nga fundi i mëngjesit të së hënës, imazhi nuk shfaqej më në burimin e presidentit dhe një lidhje e mëparshme për postimin tani sjell një faqe që thotë se “përmbajtja nuk është më e disponueshme”.
Papa Leo XIV tha të hënën se “nuk ka frikë nga administrata Trump” dhe do të vazhdojë të flasë pas kritikave nga presidenti, i cili denoncoi qëndrimin e tij ndaj luftës në Iran dhe tha se ishte “i tmerrshëm për politikën e jashtme”.
Leo, Papa i parë amerikan, është bërë gjithnjë e më i zëshëm për luftën në Iran, duke dënuar javën e kaluar retorikën e Trump kundër popullit të Iranit si “vërtet të papranueshme”. /Telegrafi/