Autoriteti holandez i automjeteve RDW ka dhënë dritën jeshile për përdorimin e sistemit Tesla “Full Self-Driving (Supervised)” në Holandë, pas më shumë se 18 muaj testimesh dhe analizash.
Sipas RDW, sistemi “kontribuon pozitivisht në sigurinë rrugore”, por theksohet qartë se nuk bëhet fjalë për vozitje plotësisht autonome dhe shoferi mbetet përgjegjës në çdo moment.
Kështu, Tesla pritet ta nisë së shpejti përdorimin e teknologjisë në vend, si në rrugë urbane ashtu edhe në autostrada.
Vendimi i Holandës mund të hapë rrugën për miratim në të gjithë Bashkimin Evropian, por kjo ende kërkon votim nga shtetet anëtare.
Në raste të mungesës së vëmendjes së shoferit, sistemi mund të japë paralajmërime ose të çaktivizohet përkohësisht. /Telegrafi/