KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Evropa rishikon strategjinë për sigurinë hapësinore

Evropa rishikon strategjinë për sigurinë hapësinore

Gjermania, Franca, Austria, Belgjika, Spanja, Holanda dhe Suedia kanë kërkuar një rishikim të thellë të nismës European Space Shield, duke propozuar një arkitekturë të re për sigurinë hapësinore të Evropës.

Sipas tyre, fokusi duhet të jetë te mbrojtja e sistemeve hapësinore të BE-së, ndërsa zhvillimi dhe kontrolli i kapaciteteve ushtarake duhet të mbetet përgjegjësi e qeverive kombëtare.

Në një dokument të siguruar nga Euronews, shtatë vendet argumentojnë se nisma duhet të përqendrohet te integrimi i kapaciteteve ekzistuese dhe të ardhshme të vendeve anëtare, duke shmangur investimet e dyfishta dhe mbivendosjen e programeve.

Parisi dhe Berlini kanë qenë prej kohësh skeptikë ndaj projektit European Space Shield, të propozuar nga Brukseli në kuadër të planit Defence Readiness Roadmap 2030.

Vendet nënshkruese kërkojnë gjithashtu që nisma të ketë një emër tjetër, pasi termi “shield” mund të krijojë përshtypjen se BE-ja do të zhvillojë vetë kapacitete ushtarake hapësinore.

Sipas tyre, prokurimi, operimi dhe mbrojtja e sistemeve hapësinore ushtarake duhet të mbeten nën kontrollin e shteteve anëtare.

Dokumenti thekson se hapësira është kthyer në një fushë gjithnjë e më të kontestuar dhe se sistemet hapësinore evropiane duhet të mbrohen nga një gamë në rritje kërcënimesh.

Shtatë vendet mbështesin koordinimin në nivel evropian, përfshirë bashkëpunimin në prokurime, shkëmbimin e informacionit dhe mekanizmat për ndarjen e kapaciteteve ushtarake.

Në fund, ato i bëjnë thirrje Komisionit Evropian të thjeshtojë sistemin e financimit të sektorit hapësinor, i cili aktualisht përfshin një numër të madh programesh dhe instrumentesh financiare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.