Lista e emrave më të përdorur këtë vit tregon një prirje të qartë drejt emrave modernë dhe të shkurtër, me “Dua” që mban vendin e parë me diferencë të dukshme nga emrat e tjerë.
Sipas të dhënave të paraqitura në ASK, pas “Dua”-s renditen “Ajla” dhe “Hana”, ndërsa në dhjetëshen e parë përfshihen edhe emra si “Nil”, “Troi”, “Amar”, “Jon”, “Inara”, “Rejan” dhe “Malik”. Këta emra reflektojnë një kombinim të ndikimeve ndërkombëtare dhe traditave vendore.
Ndërkohë, krahasimi me vitin 2025 tregon ndryshime interesante në preferencat e prindërve. Në listën e vitit të kaluar, pesë emrat më të përdorur ishin “Dua”, “Ajla”, “Troi”, “Hana” dhe “Mal”. Edhe pse disa nga këta emra mbeten të pranishëm në listën aktuale, renditja dhe frekuenca e tyre kanë ndryshuar.
Rritja e përdorimit të emrit “Dua” dhe qëndrueshmëria e emrave si “Ajla” dhe “Hana” sugjerojnë një vazhdimësi të trendit për emra të shkurtër, të lehtë për t’u shqiptuar dhe me tingëllim modern.
Zgjedhja e emrave shpesh ndikohet nga figura publike, kultura pop dhe globalizimi, duke bërë që emrat ndërkombëtarë të fitojnë terren edhe në shoqëritë tradicionale.
Diçka që bie në sy tek përdorimi i emrave, sipas ASK-së, një person e ka emrin USAID.
USAID është shkurtimi për United States Agency for International Development (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar).
Është një agjenci e qeverisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës që merret me ndihmën ndërkombëtare dhe zhvillimin.
Që nga paslufta (1999–2000) deri sot, USAID ka qenë një nga donatorët më të mëdhenj në Kosova.
Sipas BIRN, USAID ka kontribuar me mbi 1 miliard dollarë investime që nga viti 1999 në Kosovë.
KËTU mund të shikosh sa persona në Kosovë e kanë emrin sikur tëndin./Telegrafi.