Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve

    October 10, 2026

    Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë

    October 10, 2026

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve
    • Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë
    • Moti sot në Maqedoninë e Veriut
    • Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues
    • Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje
    • Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve
    • Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit
    • “Jam mirë, pse të kontrollohem?” – onkologu Arben Bislimi tregon pse ky mendim është i gabuar
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, October 10
    • Ballina
    • Lajme

      Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë

      October 10, 2026

      Moti në Kosovë, fundjava me shi

      October 10, 2026

      Shqipëria do të mbyllë Kapitullin 20, reagon Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

      October 9, 2026

      Kurti kërkon angazhim të OSBE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

      October 9, 2026

      Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

      October 9, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Zgjedhjet në SHBA, çfarë rrezikon ekonomia zvicerane nga rezultati i 3 nëntorit?

      October 9, 2026

      Një kandidat i së majtës me emrin Hitler Mussolini fiton zgjedhjet lokale në Peru

      October 9, 2026

      Dugolli thotë se qëllimi i PDK-së janë zgjedhjet, publikon një video të Hamzës

      October 6, 2026

      Afati për zgjedhjen e presidentit skadon sot, a do të shkojmë sërish në zgjedhje?

      October 6, 2026

      Limaj: Shkuarja në zgjedhje do të nënkuptonte heqje dorë nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

      September 30, 2026
    • Moti

      Mot me shi në Shqipëri

      October 10, 2026

      Mot me shi dhe shtrëngata në Shqipëri

      October 9, 2026

      E premtja me mot të vranët dhe riga shiu

      October 9, 2026

      Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara

      October 8, 2026

      Prej nesër shi, javën tjetër priten edhe reshje bore në vendet më të larta malore

      October 8, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Iraku

    Sovraniteti kërkon një reflektim urgjent në Lindjen e Mesme

    korrektpressBy korrektpressApril 8, 2026 Iraku 5 Mins Read
    Sovraniteti kërkon një reflektim urgjent në Lindjen e Mesme
    Sovraniteti kërkon një reflektim urgjent në Lindjen e Mesme
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Shanaz Ibrahim Ahmed, Zonja e Parë e Irakut / Newsweek
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Në televizionin irakian, qytetarë të zakonshëm shprehin mendimet e veta në mënyrë të drejtpërdrejt, pa zbukurime. Një burrë i moshuar në Basra kërkon të dijë pse fuqitë globale po sjellin sërish shkatërrim në rrugët ku ai ka ecur për dekada. Një grua e moshuar në zonat kënetore lutet për ujë: “Pse po hedhin përsëri raketa ndaj njëri-tjetrit kur ne as ujë nuk kemi”?

    Në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Gjirin Persik, skenat kanë qenë surrealiste, pothuajse apokaliptike. Kulla të argjendta, dikur të cilësuara si simbole të modernitetit dhe prosperitetit, të mbuluara nga rrënojat që bien. Shkollat, shtëpitë, spitalet, qendrat tregtare dhe hotelet janë dëmtuar. Aeroportet janë bllokuar, pasagjerët kanë mbetur në terminale dikur të lavdëruara për luksin dhe dyqanet pa taksa. Një rajon që e kishte markuar veten si pishtar i ambicies dhe përparimit, tani qëndron i mbuluar nga tymi dhe frika. Dhe, në gjithë këtë, e njëjta pyetje vazhdon të mbetet: Për çfarë po e përjetojmë këtë?

    Njerëzit e zakonshëm thjesht duan të jetojnë. Dinjiteti, stabiliteti dhe mundësia për të vazhduar jetën e përditshme janë bërë viktimat e para të vendimeve të marra në kryeqytete të largëta. Kjo luftë nuk drejtohet nga ata që vuajnë pasojat e saj – dhe vazhdimi i saj, me një kosto kaq të madhe njerëzore, është i zhveshur nga çdo legjitimitet moral.

    Për dekada, luftërat kanë ardhur në rajonin tonë të paketuara si çlirim, stabilizim ose mbrojtje parandaluese. Herë pas here, grupet e armatosura mbështeten, milicitë fuqizohen dhe grupet opozitare inkurajohen, vetëm që të braktisen kur prioritetet ndryshojnë. Vijat e vjetra ndarëse, qofshin etnike, sektare apo fisnore, shfrytëzohen duke i kthyer fqinjët kundër njëri-tjetrit dhe qytetet në fushëbetejë. Këtë e kemi parë më parë. I njëjti cikël i pafund që përsëritet.

    Këtu, në Irak, është një histori që e njohim shumë mirë. Megjithatë, në këtë cikël të fundit kaosi, Iraku ka nderin e paqartë të dallohet si i vetmi vend që njëkohësisht është nën sulm të jashtëm dhe gjithashtu shënjestrohet brenda kufijve të vet. Vetëm rajoni i Kurdistanit është goditur nga më shumë se 450 dronë dhe raketa që nga fillimi i luftës, përfshirë sulmet e kryera prej grupeve të milicisë irakiane. Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 85 janë plagosur.

    Gjatë dekadave të fundit, fuqitë e huaja kanë ndërtuar baza ushtarake në qytetet e Gjirit nën flamurin e garancive të sigurisë. Këto instalime, të menduara për të mbrojtur, janë kthyer në objektiva sulmesh, duke ushqyer cikle dhune. Qytetet që dikur shiheshin si qendra tregtie tani gjenden në vijën e parë, pasi sistemet mbrojtëse kanë nxitur kundërpërgjigje, duke ngritur pyetje nëse udhëheqësit apo qytetarët i kanë kuptuar ndonjëherë plotësisht pasojat afatgjata të këtyre marrëveshjeve.

    Dëmi nuk ndalet vetëm te ndërtesat e shkatërruara. Fëmijët mësojnë tingullin e sistemeve të interceptimit përpara se të mësojnë tabelat e shumëzimit. Turizmi ndalet, investitorët tërhiqen dhe të rinjtë fillojnë të kërkojnë të ardhmen diku tjetër. Lidhjet shoqërore shpërbëhen ndërsa ndjenjat sektare rishfaqen, së bashku me cinizmin ndaj udhëheqjes, si vendase ashtu edhe të huaj.

    Cili, saktësisht, është objektivi i këtij shkatërrimi të gjithanshëm? Ndryshim regjimi? Parandalim? Rishikim i hartave? Frenimi i rivalëve përmes përfaqësuesve dhe presionit? Për ata që jetojnë nën trajektoret e fluturimeve dhe të raketave, strategjia është e paqartë. Paraqiten dy mundësi: ose ekziston një plan i madh, i llogaritur me përpikëri, në të cilin njerëzit e zakonshëm trajtohen si dëme kolaterale; ose nuk ka fare plan të mirëfilltë, por vetëm përshkallëzim që ushqen përshkallëzim, reagim që nxit reagim, derisa ngjarjet marrin momentumin e tyre.

    Edhe deklaratat për paqe nga liderët globalë tani mbartin një dozë paqartësie, në mos ashiqare edhe një qëllim të keq. Gjatë fushatës për rizgjedhje, presidenti amerikan Donald Trump foli për dëshirën për “paqe” [peace], por mbetet për t’u pyetur nëse fjala u kuptua vërtet ashtu siç u tha. Mos vallë kishte parasysh “pjesë” [piece]? Një pjesë toke, e një vendi, e burimeve të tij? Në fjalimin e tij më 1 prill, presidenti amerikan u zotua ta bombardojë Iranin “deri në Epokën e Gurit”, pasi intensifikoi sulmet në koordinim me Izraelin, duke shënjestruar një qendër kërkimore njëqindvjeçare mjekësore në Teheran, një urë dhe fabrika çeliku. Pavarësisht bindjeve politike apo prirjeve ideologjike, të kërcënosh se do të kthesh një nga qytetërimet më të vjetra të pandërprera në botë – që ka mbi pesë mijë vjet – “në Epokën e Gurit”, nuk është vetëm injorancë historike, por një shprehje e barbarizmit të rëndomtë.

    Megjithatë, përgjegjësia nuk qëndron vetëm diku tjetër. Udhëheqësit rajonalë kanë bërë llogaritjet e veta, të bazuara në përfitime afatshkurtra. Modernizimi ekonomik i shkëlqyer nuk është shoqëruar me izolim politik nga rivalitetet globale. Në të gjithë rajonin tonë, ekziston një nevojë urgjente për reflektim të sinqertë mbi atë se çfarë do të thotë realisht sovraniteti, nëse diversifikimi diplomatik mund të ofrojë mbrojtje të vërtetë, dhe nëse përfshirja në përplasjet e fuqive globale e ka bërë të pamundur shkëputjen prej tyre.

    Në fund, mendimet e mia kthehen te të njëjtët dy zëra: burri i moshuar që ka parë dekada trazirash të përshkojnë rrugët e tij dhe gruaja në këneta që pyet pse fluturojnë raketat kur uji nuk rrjedh. Thirrja e tyre nuk është ideologjike; është themelore: ne thjesht duam të jetojmë.

    Nëse ekziston një plan pas këtij shkatërrimi, ai duhet të shprehet qartë. Nëse kërkohet sakrificë, ajo duhet të justifikohet hapur. Nëse ky shkatërrim synon të sigurojë një qëllim më të lartë, kjo duhet t’u dëshmohet atyre që po paguajnë çmimin e rëndë. Parullat e ricikluara tingëllojnë boshe në shoqëritë që kanë përjetuar luftë pas lufte. Nevojitet dialog, jo luftë.

    Populli ynë nuk është një mjet për t’u përdorur dhe për t’u hedhur. E ardhmja jonë nuk është e juaja për ta projektuar. Jeta jonë nuk është dëm kolateral për strategjitë tuaja. /Telegrafi/

    TË TJERA

    SHBA-ja përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

    Irani godet me dronë grupet kurde në Irak

    Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të nëntorit

    Raporti i Kongresit: SHBA-ja humbi ose dëmtoi 81 mjete ajrore në luftën me Iranin

    Nafta rritet mbi 100 dollarë, tregjet tronditen nga frika e përshkallëzimit të luftës në Iran

    Trump planifikon veprime ushtarake kundër Iranit para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA?

    SHBA-të përgatiten të vendosin trupa dhe aeroplanë shtesë në Izrael?

    LEXO GJITHASHTU

    Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve

    October 10, 2026

    Tre persona me maskë dhe nën kërcënimin e armës ia morën nga kuletra 1500 euro, Policia jep detaje të rastit në Trudë

    October 10, 2026

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    October 10, 2026

    Pesë filma fundi i të cilëve ka habitur miliona shikues

    October 10, 2026
    TË TJERA

    Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

    October 10, 2026

    Tërmet me magnitudë 7.7 godet Panamanë, dëmtohen ndërtesa dhe shemben pjesë të objekteve

    October 10, 2026

    Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.