Kanë ardhur tre dronë në ditën e sotme (e hënë) për banoren Selin Bollati.
Tre parashuta njëherësh erdhën për finalisten e parë të këtij edicioni të Big Brother VIP.
“Të duam fituese”, thuhej në njërin prej tyre.
Foto: Instagram
Konkurrentja u gëzua tejet mase për këtë befasi, meqë edhe po i vjen fundi këtij spektakli.
Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në finalen e madhe, e cila do të jetë më 18 prill.
Selin u shpall finalistja e parë, ndonëse janë edhe tri vende të tjera për në finale.
Banorja është pëlqyer tejet shumë për lojën në këtë format, edhe pse mori kritika në shumë raste. /Telegrafi/