KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s pas kampanjës pozitive, arrin renditjen më të mirë në histori

Kosova ngjitet në ranglistën e FIFA-s pas kampanjës pozitive, arrin renditjen më të mirë në histori

Pavarësisht disfatës ndaj Turqisë në finalen e play-offit, Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm pozitiv nga renditja më e fundit e FIFA-s.

“Dardanët” kanë shënuar ngritje në klasifikim, duke kaluar nga pozita e 79-të në vendin e 78-të në botë – që njëkohësisht përbën renditjen më të mirë në historinë e ekipit.

Ky progres vjen si rezultat i paraqitjeve solide në ndeshjet e fundit, sidomos fitores dramatike 4-3 ndaj Sllovakia në gjysmëfinalen e play-offit të zhvilluar në Bratislavë.

Renditja e re u publikua të mërkurën, ndërsa ajo reflekton rritjen e vazhdueshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht se ëndrra për kualifikim në Kampionatin Botërorin 2026 u ndal në hapin e fundit.

Në anën tjetër, Shqipëria ka pësuar rënie të lehtë, duke zbritur nga vendi i 63-të në të 64-in pas dy humbjeve të fundit.

Sa i përket kreut të renditjes, Franca ka marrë vendin e parë, duke lënë pas Spanjën, ndërsa Argjentina e Lionel Messi zbret në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.