Tre persona (shtetas nga Kosova) janë arrestuar pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar në pikë kalimin kufitar në Morinë.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se shtetasi me inicialet M.G 65 vjeç u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani.
“Shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj”.
Po ashtu në njoftim thuhet se personi i dytë u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani.
“Shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj”.
Edhe personi i tretë me inicialet Xh.S 47 vjeç banues në Prishtinë u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt.
“Shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale ‘Vjedhja e rëndë’ “.
Tutje në njoftim thuhet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.
“U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’. Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/