Një person derisa sa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:50 në fshatin Selishtë të Gjilanit.
Tutje bëhet e ditur se njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim dhe KFOR-i kanë bërë tërheqjen e mjeteve.
“Fsh. Selishtë, Gjilan / 22.03.2026 – 16:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar gjatë gërmimeve kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësitë relevante policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa ndonjë incident”, thuhet në raport. /Telegrafi/