Momenti i largimit të DJ Gimbo nga Big Brother VIP Albania ka lënë gjurmë të forta emocionale brenda shtëpisë, veçanërisht tek Selin Bollati.
Faqja zyrtare e spektaklit ka publikuar një video ku Selin shihet e ulur në kolltuk, e pushtuar nga emocionet, teksa nuk arrin t’i mbajë lotët pas daljes së tij.
Në rrëfimin e saj, ajo pranoi se e kishte ndjerë që një gjë e tillë mund të ndodhte, por kjo nuk e bëri më të lehtë përjetimin e momentit.
“E dija që do të ndodhte kështu. Jam mërzitur se ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare. E di kur je kështu, njeri pa njeri”, u shpreh ajo mes emocionesh.
Largimi i DJ Gimbos duket se ka krijuar një boshllëk të madh për Selinin, me të cilin kishte ndërtuar një lidhje të afërt gjatë qëndrimit në shtëpi. Reagimi i saj ka prekur edhe publikun, duke u bërë një nga momentet më të komentuara pas eliminimit të tij. /Telegrafi/