Sulmuesi anësor i Real Madridit, Vinicius Junior, po konsolidohet gjithnjë e më shumë si figura përcaktuese e fazave eliminuese në Ligën e Kampionëve.
Paraqitja e tij e fundit ndaj Manchester City konfirmoi edhe një herë dominimin e tij në skenën më të madhe të futbollit evropian.
Braziliani ishte vendimtar në përballjen e rëndësishme, duke realizuar dy gola dhe duke shuar përfundimisht shpresat për rikthim të skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.
Me largimin gradual nga skena të ikonave si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nga roli dominues në këtë kompeticion, Vinicius po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen dhe peshën kryesore.
Nga ana statistikore, ndikimi i tij është i padiskutueshëm.
Që nga debutimi, ai ka regjistruar 29 kontribute në gola në fazën “knockout”, 16 gola dhe 13 asistime.
Gjithashtu, ai ka shënuar në pesë ndeshje radhazi në këtë fazë, duke dëshmuar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme.
Në krahasim me rivalët si Kylian Mbappe dhe Robert Lewandowski, Vinicius qëndron në krye të statistikave.
Nën drejtimin e Alvaro Arbeloa, ndikimi i tij vazhdon të rritet, duke e bërë atë armën kryesore të Real Madridit në arenën evropiane. /Telegrafi/