Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një kundërvajtësi për ndotje të rrugës, i cili është identifikuar nga kamerat.
Në njoftim thuhet se ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjobë për mos sigurim të ngarkesës, ndërsa po ashtu është shqiptuar edhe gjobë ndaj firmës, në emër të personit juridik.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e qarkullimit dhe rrezikojnë sigurinë në trafik apo ndotin ambientin, duke apeluar për respektim të ligjit dhe përgjegjësi gjatë pjesëmarrjes në trafik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/