Drenica do të jetë nikoqire e Malishevës në Skenderaj në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.
Vendasit synojnë edhe këtë javë rezultat pozitiv, pasi xhiron e kaluar morën një fitore të madhe me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Gjilanit.
Mysafirët në anën tjetër pësuan disfatë javën e kaluar, duke u mposhtur në shtëpi me rezultat 2-1 nga Ferizaj.
Për Drenicën tri pikët janë jetike në garën për mbijetesë, ndërsa për Malishevën për të luftuar për një vend që çon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Formacionet zyrtare:
Drenica: Pas pak…
Malisheva: Avdyli, Pira, Xhaka, Opeh, Bajraktari, Ndjigi, Ferati, Hetemi, Xhylani, Diatta, Zeka.