Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot (e martë) në mesjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të.
Dy duelet që do të hapin këtë xhiro janë Ferizaj – Prishtina dhe Drenica – Malisheva, dy duele që premtojnë një luftë të fortë në fushë.
Ferizaj që po kalon një formë të luhatshme këtë edicion synon fitoren ndaj Prishtinës për të bërë një hap të fortë në luftën për mbijetesë.
Prishtina në anën tjetër po kalon në një formë tejet të dobët pasi në katër ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore në kampionat dhe në këtë mënyrë do të tentojë fitoren për t’u rikthyer në binarë.
Në duelin tjetër Drenica do të jetë nikoqire e Malishevës në Skenderaj, me vendasit që xhiron e kaluar morën një fitore të madhe në udhëtim ndaj Gjilanit dhe do synojnë të vazhdojnë me atë ritëm.
Malisheva në anën tjetër vjen pas disfatës me rezultat 2-1 në shtëpi nga Ferizaj dhe do synojë fitoren për të vazhduar garën për pozitat e para në tabelë.
Të dyja këto ndeshje do të nisin me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/