Debatet që kanë lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania kanë vazhduar të komentohen edhe jashtë saj.
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin, Toni Bollati, reagoi për situatën e krijuar mes vajzës së tij dhe Rogertit, duke theksuar se nuk e ka njohur më parë banorin dhe duke hedhur poshtë gjithashtu pretendimet se ai ndodhet në burg.
Gjatë intervistës, ai iu drejtua edhe familjes së Rogertit me një mesazh të qartë, duke iu referuar mënyrës se si duhet parë kjo çështje sipas traditave dhe ligjeve të Kanunit.
BBVA/YouTube
“Rogertin nuk e njoh dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë për të. Po ju them që ajo mund të ketë thënë shumë gjëra, por jo diçka që nuk qëndron. Kjo gjëja e burgut e kam sajuar unë. Me Rogertin se di a do më jepet mundësia për të folur, apo jo. Me Rogertin nuk besoj se do takohem. Përmes ju i çoj fjalë, babait të tij që ta shohë këtë punë sipas ligjeve dhe kanuneve që kur e shan një vajzë mbi dy herë, ke ofenduar burrin, babanë, dajat dhe gjithë familjen e vajzës. Kaq kisha për këtë Rogertin unë”, tha ai.
Kujtojmë se Rogerti ka deklaruar brenda shtëpisë se tezja e Selin i kishte thënë që babai i saj ndodhet në burg, pretendim që është mohuar nga vetë Selin.
Në fund, babai i Selin theksoi se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë dhe se e mbështet plotësisht vajzën e tij. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com