Një person dyshohet se ka kaluar në mënyrë të paautorizuar kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Sipas raportit policor, rasti është regjistruar të shtunën rreth orës 17:55 në pikën kufitare në Jarinjë.
I dyshuari, dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Ai është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/