Sot Presidenca e Republikës së Kosovës dënoi ashpër gjuhën ku bëhet thirrje për pushkatim të Presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
E në lidhje me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik, se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-Sadriu, në drejtim të veprës penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve së lartë të Republikës së Kosovës, nga neni 121 lidhur me nenin 119 paragrafi 1 , nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.