Liverpool ka nisur kontakte me agjentët e anësorit të Al-Ittihad, Moussa Diaby, teksa klubi anglez po shqyrton opsionet për të përforcuar repartin ofensiv.
Sipas raportimeve të Fussball Daten, Diaby është një nga disa kandidatët që po merren në konsideratë nga drejtuesit e Liverpoolit si një zëvendësues i mundshëm për Mohamed Salah, i cili pritet me shumë gjasë të largohet nga klubi i Merseyside gjatë verës së ardhshme.
Sulmuesi anësor francez, 26 vjeç, ka përvojë edhe në Ligën Premier.
Ai la përshtypje shumë të mira gjatë sezonit 2023/24 me Aston Villa, para se të transferohej te Al-Ittihad për rreth 52 milionë euro.
Megjithatë, Liverpooli nuk është i vetmi klub anglez që po monitoron situatën e tij.
Sipas mediave, edhe Tottenham Hotspur, Newcastle United dhe Chelsea kanë shfaqur interes për shërbimet e tij.
Që nga transferimi në Arabinë Saudite, Diaby ka zhvilluar 61 ndeshje me fanellën e Al-Ittihad, duke realizuar tetë gola dhe duke kontribuar me 29 asistime. /Telegrafi/