Njësia Operative e KRU “Hidrodrini” në Klinë ka kryer një sërë intervenimesh për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit në qytet dhe fshatrat përreth.
Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e terrenit kanë realizuar pastrimin e plotë, brenda dhe jashtë, të rezervuarit të fshatit Siqevë, si dhe pastrimin dhe mirëmbajtjen e stacioneve të pompimit në fshatrat Shtaricë, Jashanicë, Volljakë, Sferkë dhe Shtupel.
Po ashtu, ekipet kanë ndërhyrë për debllokimin e kanalizimeve në rrugë dhe lagje të ndryshme të qytetit të Klinës, si dhe në fshatrat Sferkë dhe Videj, duke mundësuar funksionimin normal të rrjetit të kanalizimit.
Në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, janë riparuar gjithashtu disa prishje në lokalitetet Pograxhë, Jellovc, Dresnik dhe në zona të tjera, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor për banorët. /Telegrafi/