Finalistja e dytë e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë qarkulluar në rrjet për një lidhje të mundshme me reperin Finem.
Në një intervistë të fundit, ajo sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë lidhje personale dhe se raporti i saj me reperin lidhet vetëm me faktin se i pëlqen muzika e tij.
Screenshot/YouTube
Ajo tha: “Po më vjen me qesh, sepse prezenca në rrjete sociale si fytyrë publike, detajet e vogla bëhen shumë të mëdha. Më duket shumë absurd. Unë i pëlqej këngët e Finem dhe i dëgjoj, është super artist. Këtu ku kam qenë është një event, në të cilin unë kam qenë promotere. Aty nuk kanë kënduar vetëm Finemi dhe Solo, por edhe Mozzik dhe Getinjo. Dhe unë e kam promovuar… si i thonë, kam qenë promotere e këtij eventi, e kam bërë shumë shpesh. Normal edhe si promotere të bie të qëndrosh në prapaskenë dhe të bie aty të bësh video, për shkak që dalin videot për të dalë më bukur. Por ndonjë lidhje, pse kontakt, nuk ka pasur kurrë”.
Ky sqarim nga Elijona erdhi pasi në rrjetet sociale u bë virale një video ku ajo shihej në prapaskenë duke kërcyer gjatë një koncerti të Finem.
Pamjet ngjallën menjëherë reagime dhe spekulime për një raport të mundshëm mes tyre, çka bëri që ish-finalistja e BBVK të reagojë dhe të sqarojë publikisht situatën. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com