Aftësia e Manchester United për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm mund të përcaktojë shanset e tyre për të nënshkruar me Elliot Anderson dhe Adam Wharton këtë verë.
Sipas Samuel Luckhurst, Anderson ka tërhequr vëmendjen e United pasi bëri përshtypje kundër tyre në fillim të sezonit. Megjithatë, burime të sigurta sugjerojnë se United do të ketë vështirësi të barazojë pagën e mesfushorit të Nottingham Forest, të cilën aktualisht e ofrojnë favoritët Manchester City, përveç nëse ata sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve.
Adam Wharton është gjithashtu në radarin e United. Mesfushori i Crystal Palace pritet të ndërrojë klub gjatë verës, por e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet një skuadre që garon në Ligën e Kampionëve.
United aktualisht renditet në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier, por pësoi humbjen e parë nën drejtimin e Michael Carrick në Newcastle.
Sfida e tyre e radhës është një ndeshje në shtëpi kundër Aston Villas, e vendit të katërt, e cila ka humbur tre ndeshje dhe ka barazuar dy nga gjashtë ndeshjet e fundit në ligë.
Sigurimi i të paktën vendit të pestë në Ligën Premier ka të ngjarë të garantojë një vend në garën elitare të Evropës, duke e mbajtur Unitedin në garë për Anderson dhe Wharton.
Ndryshe, të dy mesfushorët e rinj kanë një vlerësim të njejtë prej 60 milionë eurosh nga Transfermarkt, por çmimi i transferimit të tyre mund të shkojë më lartë shkaku i kontratave afatgjate dhe kërkesave të klubeve. /Telegrafi/