Elijona Binakaj ka përmbyllur rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4 duke zënë vendin e dytë në finalen e madhe të spektaklit, një arritje që ajo vetë e cilësoi si të paimagjinueshme para hyrjes në shtëpi.
Mes emocionesh të forta dhe duartrokitjeve të publikut, Elijona mori në dorë çekun prej 10 mijë eurosh, çmim i rezervuar për finalisten e vendit të dytë. Ajo u shpreh e mbushur me krenari për rrugëtimin e saj dhe falënderoi të gjithë ata që e mbështetën me votë gjatë këtyre muajve.
“Vendin e dytë as që e kom mendu para se me hy. Jam shumë krenare me veten, faleminderit që më keni votu”, u shpreh Elijona, duke mos i fshehur emocionet në skenën e finales.
– YouTube youtu.be
Rrugëtimi i saj në shtëpinë më të famshme në vend u karakterizua nga dinamika të shumta, debate, por edhe momente të ndjera që e bënë një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni.
Ndërkohë, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova u shpall këngëtari nga Peja, Londrim Mekaj, i cili rrëmbeu çmimin e madh dhe titullin e triumfuesit të këtij sezoni. /Telegrafi/