KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Trendi i çuditshëm i humbjes së peshës

Trendi i çuditshëm i humbjes së peshës

Trendi i çuditshëm i humbjes së peshës i bën njerëzit të përdorin film plastik si “kondon për gojën” kur hanë ushqim.

Ka filluar të shfaqet në rrjetet sociale kineze një trend i ri viral i humbjes së peshës – dhe është mjaft i çuditshëm.

Të rinjtë po vendosin film plastik (cling film) mbi gojën e tyre për të parandaluar që kaloritë të hyjnë në trup. Ata pastaj bëjnë sikur e përtypin ushqimin me forcë përmes plastikës, para se ta heqin ushqimin dhe ta hedhin atë në plehra.

Ideja e këtij trendi është shumë e thjeshtë: plastika vepron si një lloj “prezervativi për gojën” që ndalon që të hash kalori, ndërkohë që truri “mashtrohet” duke menduar se do të marrë ushqim. Kjo, sipas ndjekësve të trendit, ndihmon për të ndjerë kënaqësi ose ndjesi të ngopjes pa konsumuar vërtet ushqim.

Ekspertët thonë se thjesht imitim i të ngrënit nuk i jep trupit energji apo lëndë ushqyese dhe mund të rrisë dëshirat për ushqim me kalimin e kohës. Gjithashtu, ky sjellje përngjan me modelet e çrregullimeve serioze të të ngrënit si bulimia apo anoreksia.

Ekziston rreziku që gjatë përtypjes mbi plastikë të lirohen mikroplastika, të cilat mund të përzihen me pështymën dhe të hyjnë në sistemin e frymëmarrjes ose të tretjes, duke shkaktuar efekte të dëmshme.

Trend i tillë filloi si një eksperiment i çuditshëm, por shpejt u bë viral dhe mori miliona shikime, duke nxitur debate intensive online. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.