KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Alba Pollozhani ngjitet në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova, flet për largimin e parakohshëm nga spektakli

Alba Pollozhani ngjitet në skenën e finales së Big Brother VIP Kosova, flet për largimin e parakohshëm nga spektakli

Në mbrëmjen finale të Big Brother VIP Kosova 4, në skenë është ngjitur edhe ish-banorja shumë e përfolur, Alba Pollozhani, e cila u prit me duartrokitje nga publiku në Klan Arena.

Asaj iu dha mundësia të mbante një fjalim para audiencës, ku u shpreh mirënjohëse për eksperiencën dhe për mbështetjen që kishte marrë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Më erdhi keq për mënyrën si dola, sepse ndoshta mund ta shtyja më shumë”, tha Alba, duke iu referuar tërheqjes së saj vullnetare nga gara disa javë më parë.

Vendimi i saj për t’u larguar kishte ardhur pas komenteve të shumta që kishte marrë lidhur me deklaratën për dëshirën e saj për t’u mbuluar, një temë që kishte nxitur reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.

Megjithëse ende nuk ka vendosur mbulesë, Alba u shpreh falënderuese ndaj publikut dhe ndaj të gjithë atyre që, sipas saj, kontribuan në rrugëtimin dhe suksesin e saj në këtë edicion të BBVK 4.

Mbrëmja finale vazhdoi mes emocioneve, ndërsa rikthimi i saj në skenë u konsiderua një nga momentet më të komentuara të natës. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.