KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Finalistët bëhen gati për natën e madhe të Big Brother VIP Kosova 4

Finalistët bëhen gati për natën e madhe të Big Brother VIP Kosova 4

Atmosfera në shtëpinë më të famshme në vend ka ndryshuar krejtësisht, teksa pesë finalistët e edicionit të katërt kanë nisur përgatitjet për natën finale që zhvillohet sonte, të premten.

Pas një rrugëtimi mbi 100-ditor, emocionet janë në kulm për Elijona Binakajn, Ludo Lee, Klodian Mihajn, Londrim Mekajn dhe Hygerta Sakon, të cilët po bëhen gati për daljen e fundit nga shtëpia si finalistë të këtij edicioni.

Ekipi profesionist i makijazhit dhe flokëve ka mbërritur tashmë në ambientet e shtëpisë për t’i përgatitur ata për spektaklin e madh live. Në çdo cep të shtëpisë ndihen emocionet, ndërsa finalistët po kujdesen për detajet e fundit të paraqitjes së tyre në një nga netët më të rëndësishme të jetës së tyre publike.

Grimi, stilimi i flokëve dhe përzgjedhja e veshjeve janë kthyer në prioritetet e orëve të fundit brenda shtëpisë, ndërsa publiku mezi pret t’i shohë ata të kuruar deri në detajin e fundit në skenën madhështore të finales.

Njëri prej tyre do të kurorëzohet sonte si fituesi i madh i Big Brother VIP Kosova 4, duke rrëmbyer çmimin kryesor dhe duke hyrë në historinë e këtij formati si triumfues i edicionit të katërt.

Se kush do të jetë ai apo ajo që do të dalë me çmimin e madh, mbetet të shihet në spektaklin e mbrëmjes, ku emocionet, surprizat dhe reagimet pritet të jenë të shumta deri në shpalljen e rezultatit final. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.