KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vodhi makinën në një fshat të Tetovës dhe shkaktoi aksident, policia në kërkim të autorit

Vodhi makinën në një fshat të Tetovës dhe shkaktoi aksident, policia në kërkim të autorit

SPB Tetovë njofton se dje (26.02.2026) në orën 22:40 personi K.I. (78) nga fshati Strimnicë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se në fshat është sekuestruar një automjet pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i cili ishte në pronësi të një personi tjetër, të cilin ai e përdorte dhe i cili ishte parkuar dhe i lënë me çelës në bravë.

Sipas denoncimit, personi që e ka marrë automjetin, duke lëvizur në drejtim të fshatit Pallaticë, ka shkaktuar një aksident trafiku, përkatësisht është përplasur në një market dhe është larguar nga vendi.

“Në këtë rast, L.K. (23) nga fshati Palaticë, punonjëse në market, ka pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Qendrën Klinike të Tetovës, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në market. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është dërguar në SPB-në e Tetovës dhe po merren masa për gjetjen e personit dhe për sqarimin e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.