KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Bugatti prezanton veturën veçantë “La Perle Rare”

Prodhuesi francez i veturave super‑luksoze Bugatti ka zbuluar një version shumë të veçantë të modelit Mistral, të cilin e ka quajtur “La Perle Rare” (që fjalë për fjalë do të thotë “Perla e Rrallë”).

Ky Mistral i jashtëzakonshëm është krijuar për një klient të vetëm dhe është konceptuar që në vitin 2023 kur pronari u takua për herë të parë me përfaqësuesit e Bugattit. Në zbatim të dëshirave të tij, u punua shumë që çdo detaj të realizohej si në ëndërr.

Bugatti e përshkruan këtë model si një përkujtim të rrallë të fuqisë dhe bukurisë së pastër të Mistralit me motor W16.

Pasi që ky është një nga modelet e fundit me motor W16 prej 8.0 litrash, ky fakt i jep edhe më shumë rëndësi krijimit unik.

Karakteristikat kryesore të këtij Mistrali janë:

• Ngjyrë dy‑tonëshe – kombinim prej nuancash të bardha me grimca metalike dhe linja të arta të punuara me dorë përgjatë karrocerisë.

• “Fellne” aluminike me kombinim të veçantë të bojës që shfaqin temën e bardhë‑artë.

• Brendësia është përfunduar komplet në të bardhë, me detaje alumini të punuara dhe të lëmuara.

• Sipërfaqet brenda dhe jashtë përshkruhen si punime artizanale shumë precize dhe elegante.

Drejtori i programit të personalizimit të Bugattit, Jascha Straub, tha se “La Perle Rare” është një shembull i jashtëzakonshëm i asaj që bëhet e mundur kur imagjinata e klientit përzihet me kapacitetet krijuese dhe teknike të programit të tyre Sur Mesure (personalizim i thellë). /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.