Real Madrid po e shqyrton mundësinë e rikthimit të mesfushorit Chema Andres gjatë verës, gjithnjë në bazë të raportimeve të gazetarit Aaron Dominguez.
Mesfushori spanjoll u largua nga “Santiago Bernabeu” verën e kaluar për t’u transferuar te VfB Stuttgart, ndërsa madrilenët përfshinë disa klauzola riblerjeje në marrëveshje.
Paraqitjet e tij shumë të mira në Bundesliga kanë bërë që drejtuesit e klubit të mbeten të impresionuar dhe tani po e konsiderojnë rikthimin pas vetëm një sezoni.
20-vjeçari ka qenë një nga shtyllat e mesfushës së Stuttgart këtë edicion, duke zhvilluar 29 ndeshje në të gjitha garat.
Chema Andres
Sipas raportimeve, Los Blancos mund të aktivizojnë klauzolën e riblerjes prej 13.5 milionë eurosh gjatë verës.
Ndërkohë, në “Santiago Bernabeu” pritet të rikthehet edhe mesfushori Nico Paz, i cili aktualisht është pjesë e Como 1907.
Skuadra spanjolle thuhet se ka dalë në përfundim se problemi kryesor i Realit është mesfusha, andaj Florentino Perez po konsideron ta përforcojë këtë pozitë për sezonin e ardhshëm./Telegrafi