KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrahja mes katër shtetasve afgan në Prishtinë, policia jep detaje

Rrahja mes katër shtetasve afgan në Prishtinë, policia jep detaje

Katër persona (shtetas të Afganistanit) janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje mes vete ku gjatë përleshjes është përdor mjet i ftohtë (thikë).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Prishtinë.

Tutje thuhet se si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Pas një mosmarrëveshje – konflikti verbal janë rrahur mes veti katër të dyshuar meshkuj shtetas të Afganistanit, ku gjatë përleshjes është përdorur një mjet i ftohtë-thikë. Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.