KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Kryediplomati iranian, Araghchi: Kemi dallime me Amerikën, por jemi marrë vesh në elementet kryesore

Kryediplomati iranian, Araghchi: Kemi dallime me Amerikën, por jemi marrë vesh në elementet kryesore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Uashingtoni dhe Teherani kanë identifikuar elementët kryesorë të një marrëveshjeje të mundshme dhe do t’i çojnë bisedimet në nivel teknik.

Araghchi bëri këto komente pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani përfunduan raundin e tyre të tretë të bisedimeve në Gjenevë, shkruan cnn.

“Ne arritëm të identifikojmë elementët kryesorë të një marrëveshjeje të mundshme dhe t’i diskutojmë këta elementë”, tha Araghchi për televizionin shtetëror iranian, Press TV.

“Natyrisht, ende ka dallime, por në shumicën e rasteve kemi arritur të paktën një mirëkuptim të përgjithshëm se si të zgjidhen këto çështje”, shtoi ai.

Duke u bazuar në këtë përparim, Araghchi tha se palët ranë dakord të caktojnë ekipet e tyre teknike për të takuar në Vjenë, në selinë e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, për të filluar punën mbi aspektet teknike të marrëveshjes së mundshme.

Araghchi gjithashtu tha se lehtësimi i sanksioneve për Iranin ishte një fokus kryesor i diskutimeve.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar ditë më parë se në rast të dështimit të bisedimeve, atëherë do të pasojnë sulmet amerikane ndaj Iranit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.