Një ndër momentet më të komentuara në rrjete sociale ditët e fundit lidhet me banorin e Big Brother VIP Kosova 4, Londrim Mekaj dhe aktoren e njohur turke Demet Ozdemir.
Pak ditë më parë, gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në vend, Londrimi bëri një koment për aktoren, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Postimi u bë viral dhe tërhoqi vëmendjen e publikut shqiptar dhe tij turk.
Foto: Instagram
Fillimisht, reagimi i aktores u vu re në platformën X, ku ajo pëlqeu një postim që lidhej me deklaratën e Londrimit.
Ndërkohë, zhvillimi më i fundit ka shtuar edhe më shumë interesin e fansave: aktorja tashmë e ndjek atë në Instagram.
Ky veprim ka nxitur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po e konsiderojnë si të papritur që ka kaluar kufijtë e shoubiz-it shqiptar.
Deri tani nuk ka pasur reagim publik shtesë nga aktorja, ndërsa fansat presin nëse kjo vëmendje do të sjellë ndonjë ndërveprim të mëtejshëm mes tyre. /Telegrafi/