Real Madrid ka shtuar interesin për mesfushorin portugez Vitinha, që aktualisht luan për Paris Saint-Germain, dhe po konsideron një ofertë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro, sipas raportimeve të Cadena SER.
Lojtari ka një marrëveshje verbale me PSG-në, e cila parashikon largimin e tij këtë verë vetëm nëse oferta tejkalon këtë shumë.
Kontrata aktuale e Vitinhas është e vlefshme deri në vitin 2029, duke e bërë transferimin e tij një nga opsionet më të shtrenjta në merkato.
Raportet gjithashtu theksojnë përmirësimin e marrëdhënieve midis Real Madridit dhe PSG-së. Presidentët Florentino Pérez dhe Nasser Al-Khelaifi thuhet se kanë zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre të mëparshme, duke krijuar kushte më të favorshme për një marrëveshje potenciale.
Vitinha, i cili ka fituar gjithçka me PSG-në, është gjithashtu i hapur për një sfidë të re. Kalimi te Los Blancos, i mbushur me yje dhe i njohur për projektet e mëdha sportive, mund të jetë hapi i radhës në karrierën e tij.
Megjithatë, për momentin Real Madridi po qëndron me profil të ulët dhe nuk ka ndërmend të bëjë lëvizje zyrtare derisa PSG të jetë ende pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve.
Qëllimi është të shmangin trazirat brenda klubit francez dhe të ruajnë armëpushimin e sapokrijuar midis dy klubeve prestigjioze evropiane. /Telegrafi/