KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero

Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero

Deputetja e BDI-së, Diana Toska sot në Kuvend tha se gjuha shqipe asnjëherë nuk do të kthehet në pikën zero.

Toska kërkoi nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov që të mos injoroi mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

“Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero, harrojeni këtë, sepse gjuha është pjesë e identitetit tonë, e kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti”, tha Toska.

Deputetja tha se shqetësuese është edhe heshtja e partnerit qeveritar VLEN ndaj këtyre shkeljeve kushtetuese.

“Nëpër deklarata thonin se rrini rehat se ne e mbrojmë gjuhën shqipe, por ku janë strukthur këta tani”, tha deputetja.

Toska pyeti ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov se pse nuk lejon mbajtjen provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe edhe pse është nënshkruar peticion nga 385 studentë të fakultetit juridik./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.