KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri në Rahovec

Një furrë buke në Rahovec u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:05 në rrugën “Selajdin Mullabazi”.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë, i cili tha se njësia e zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të lokalizojë zjarrin.

“Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar”, deklaroi Elezaj, duke shtuar se nuk ka persona të lënduar nga incidenti.

Policia dhe zjarrfikësit vazhdojnë të mbajnë vendin e ngjarjes nën kontroll, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.