Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të deponimit të parave të falsifikuara në banka.
Njëri rast ka ndodhur në Graçanicë, ku nga një klient janë deponuar 766.50 euro që dyshohet të jenë të falsifikuar, ndërkaq rasti tjetër në Lipjan ku një klient ka deponuar një monedhë prej 500 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Lexoni të plotë raportin policor:
Graçanicë 24.02.2026-09:10. Ankuesi mashkull kosovar- zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar rreth 766.50€ që dyshohet të jenë të falsifikuar. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
Rr. Lidhja e Prizrenit, Lipjan 15.02.2026-15:49. Ankuesi mashkull kosovar – zyrtar i një banke, ka informuar se nga një klient është deponuar një monedhë prej 500€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.