Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar mbështetjen e tij për Ludo Lee, finalistin e parë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4.
Me anë të një postimi të publikuar në Facebook, Muharremaj thekson se ka mbështetje nga të gjithë, që ia garanton edhe fitoren në këtë edicion të katërt.
Ludo ndërkaq vjen nga Suhareka, ndonëse jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Zvicër.
Postimi i plotë i Muharremajt (pa ndërhyrje):
“Ludovik Tunaj / Ludo Lee, është nga Sallagrazhda e Komunës së Suharekës.
Ai po na prezenton në Big Brother VIP Kosova dhe po tregon një përformancë të jashtëzakonshme.
Mbështetja për Ludovikun pa dallim, e cila vjen edhe nga diaspora jonë, e garanton si fitues të këtij formati televiziv të cilin ia urojmë me gjithë”. /Telegrafi/