Trajneri Arne Slot pranoi se një barazim do të kishte qenë ndoshta rezultat më i drejtë pasi Liverpool mori një fitore të vonshme ndaj Nottingham Forest, edhe pse ai shpreson se fati po kthehet në anën e tyre.
Alexis Mac Allister shënoi golin e fitores në minutën e 97-të për t’i dhënë “The Reds” triumfin 1-0, pasi më herët iu anulua një gol vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.
Megjithatë, Forest ishte dominues në pjesën e parë, duke regjistruar 12 tentativa kundrejt dy goditjeve jashtë kuadratit nga Liverpooli, ndërsa tre nga katër goditjet në portë të mysafirëve erdhën vetëm nga minuta e 89-të e tutje.
Edhe pse ishin tri pikë të rëndësishme në garën e Liverpoolit për një vend në Ligën e Kampionëve, Slot mendon se skuadra e tij pati fat që doli me fitore.
“Kur shënon në minutën e fundit, gjithmonë ka një element fati, por shumë herë këtë sezon kemi përjetuar të kundërtën”.
“Një barazim do të kishte qenë rezultat më i drejtë se sa fitorja për ne”.
“Nëse mbështetemi te një lojtar i vetëm, atëherë gjërat nuk janë në rregull, por nuk është ky rasti. Dikush tjetër duhet ta bëjë punën. Pjesa e parë ishte e vështirë sepse Forest luajti mirë dhe ka lojtarë të mirë”.
“Doja më shumë kontroll mbi mesfushën e tyre. E theksova sa mirë luajtën, por ne humbëm çdo top. E vetmja pjesë e lojës ishte mbrojtja brenda zonës. Duhej të mbronim shumë goditje standarde. Qëndruam në lojë”.
“E morëm kontrollin e ndeshjes në pjesën e dytë, ndoshta sepse ata luajtën të enjten. Shënuam dy herë dhe nuk do të isha i befasuar nëse të dy golat do të anuloheshin, por ndoshta fati ynë po kthehet”, deklaroi ai.
Liverpooli mbetet në garë për të hyrë në top katër, ndërsa ëndërrojnë të bëjnë ndonjë mrekulli në Ligën e Kampionëve./Telegrafi