Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pak ditë më parë solli këngën e re “Çike çike”, ku një varg i saj është në gjuhën shqipe.
Ajo mori reagime të shumta pozitive, duke u pritur ngrohtë nga publiku shqiptar.
Ky projekt u promovua mjaft shumë edhe nga të famshmit shqiptar, po edhe nga vetë artistja nëpër rrjete sociale.
Foto: Instagram
Ylli me origjinë nga Dibra solli së fundmi një kolazh fotografish në rrjete sociale, në mesin e tyre shfaqet edhe përkrah Dhurata Dorës.
“Ka qenë një javë shumë shumë e mirë dhe është falë jush njerëz”, ka shkruar ajo.
Foto: Instagram
Bebe ka lënë të kuptohet se kënga është pëlqyer dhe se ka marrë shumë dashuri.
Kënga për vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi 400 mijë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com