Pas dy humbjeve dhe paraqitjeve jo bindëse ndaj Vardarit dhe Breras, futbollistët e Arsimit nga Çegrani regjistruan fitoren e parë në stinorin pranveror të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. “Verdhezinjtë” triumfuan ndaj skuadrës së fundit në tabelë, FC Shkupit, me rezultat 0-3 (0-3), njofton Telegrafi.
Për shkak se skuadra nga Çairi nuk i plotëson kushtet për të luajtur në stadiumin e saj, ndeshja u zhvillua në Gostivar, ku Arsimi u ndje si në shtëpi dhe e dominoi takimin që nga minutat e para.
Cilësia e mysafirëve u pa menjëherë dhe rezultati u zhbllokua qysh në minutën e pestë, kur rikthimi në futbollin vendor i Ramzifeik Selmanit u kurorëzua me gol për epërsinë 0-1.
Në minutën e 32-të, pas një gabimi të rëndë të portierit të Shkupit, topi përfundoi te Arxhend Gafuri, i cili me një goditje të fortë e dërgoi në rrjetë për 0-2.
Në fillim të pjesës së dytë, Arsimi realizoi edhe një herë, me Selmanin që shënoi sërish në minutën e 55-të, duke vulosur fitoren dhe duke administruar me qetësi pjesën e mbetur të takimit.
Me këto tri pikë, Arsimi barazohet me FK Bashkimi në vendin e pestë me 26 pikë dhe largohet nga zona e rrezikut. Në javën e 20-të, skuadra nga Çegrani pret Makedonija Gj.P, ndërsa Shkupi do të luajë derbin e Shkupit si mysafir ndaj Rabotniçkit. /Telegrafi/