Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur xhudistin Akil Gjakova si të pafajshëm për akuzat për dhunë në familje gjatë vitit 2024.
Gjakova ishte dorëzuar në Polici në prillin e vitit 2024, pasi u shpall në kërkim nga Policia pas akuzave të bashkëshortës atëkohë për dhunë në familje.
Sidoqoftë, të premten – Gjykata e Pejës ka konfirmuar se Gjakova është i pafajshëm, andaj është liruar nga të gjitha akuzat.
“Pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata e liroi nga aktakuza të pandehurin A.Gj., në kuptim të nenit 363, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile”, thuhet në njoftim, raporton Sinjali.
Ndërkohë, xhudisti po vazhdon punën e madhe në aspektin sportiv, duke tentuar t’i sjellë shumë medalje Kosovës./Telegrafi