Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka realizuar një intervenim teknik në rrjetin e kanalizimit në fshatin Studenicë të Istogut, me qëllim të përmirësimit të funksionimit të sistemit dhe parandalimit të bllokimeve të përsëritura.
Sipas njoftimit të KRU “Hidrodrini”, ekipet e terrenit të Njësisë Operative në Istog kanë hapur mbi 30 metra kanal, ku është bërë zëvendësimi i gypave të kanalizimit të tipit DN 250.
Po ashtu, gjatë punimeve janë hapur dhe pastruar katër puseta, për të siguruar rrjedhshmëri më të mirë dhe funksionim më efikas të rrjetit për banorët e zonës.
Nga kompania bëhet e ditur se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të nevojshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në të gjitha zonat e shërbimit.
KRU “Hidrodrini” ka falënderuar banorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/