Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë,Rainer Rudolph, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, duke theksuar miqësinë e fortë dhe partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve.
Në mesazhin e tij, Rudolph, ka deklaruar se nga Gjermania në Prishtinë dhe nga Kosova në Berlin, kjo ditë festohet së bashku, duke nënvizuar lidhjen e ngushtë mes dy popujve.
Ai ka rikujtuar se Gjermania ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosova, duke shtuar se partneriteti mes dy shteteve është ndërtuar shumë kohë para shpalljes së pavarësisë dhe është forcuar vazhdimisht ndër vite.
Sipas ambasadorit, demokracia, liria dhe respekti i ndërsjellë janë vlerat që i bashkojnë dy vendet, ndërsa rreth 600 mijë kosovarë që jetojnë në Gjermani e mbajnë të gjallë dhe dinamike lidhjen mes tyre.
Rohde e ka cilësuar Kosovën, në 18-vjetorin e saj, si një histori të vërtetë suksesi, duke shprehur besimin se kapitulli i ardhshëm i së ardhmes së përbashkët do të jetë edhe më i ndritur.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/