Egli Tako në një intervistë për “Shqipëria Live” ka folur për periudhën brenda Big Brother e jetën pas.
Ajo thotë se nuk do të ndryshonte asgjë nga loja që ka bërë në atë format.
Tutje thekson se është keqkuptuar, marrë paraysh se të gjithë bëjnë gabime, por që e konsideron si një cikël jete.
Foto: YouTube
“Janë hapa që mua më kanë sjell këtu ku jam sot, jam shumë falënderuese. Kështu që nuk do të ndryshoja asgjë që është e shkruar nga Zoti për të ndodhur”, u shpreh ajo.
Tutje tha: “Mendoj që jam keqkuptuar, aq sa mendoj se njerëzit kuptojnë, dinë të kuptojnë shumë mirë, i bëjnë vet gjërat të parët që ndoshta janë aty për të sulmuar, apo për të dhënë mend janë pikërisht ata që gabojnë vet. Nuk mendoj që ka njeri që nuk ka gabuar në jetën e vet, është cikël jete”.
Egli mori kritika të shumta për lojën dhe për energjinë që solli në reality shoun e famshëm.
E njëjta u sulmua po ashtu tejet shumë edhe për raportin me Gjestin, në mënyrën se si i ishte qasur kësaj marrëdhënie. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com