Regina Martínez, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave para Lojërave Olimpike “Milan-Cortina” si pjesëtare e parë e një çifti nënë-bir që garuan së bashku në Lojëra Dimërore. AJo shkroi përsëri histori këtë të enjte duke u bërë olimpistja e parë meksikane në skijim në terren të hapur.
Martínez përfundoi e fundit në garën 10 kilometra, në vendin e 108-të, por vendi në klasifikim nuk kishte rëndësi.
Ajo kaloi vijën e finishit me lot gëzimi, duke shënuar një kapitull të ri në historinë e sporteve meksikane dhe duke u bërë pionere për gjeneratat e ardhshme të grave në sport.
Edhe pse përfundoi mbi 11 minuta pas medalistëve, pjesëmarrësit e tjerë e prisnin në vijën e finishit për ta përqafuar dhe uruar, sikur ajo të kishte fituar vetë.
Për këtë gjest, disa e kanë quajtur “Moussambani i skijimit në terren të hapur”.
Pas kalimit të vijës së finishit, Martínez përqafoi brazilianen Bruna Moura dhe mori urime nga tre medalistet: suedezet Frida Karlsson (22:49.2) dhe Ebba Andersson (23:35.8), të cilat siguruan një fitore të dyfishtë për Suedinë, dhe amerikanja Jessie Diggins (23:38.9), e cila madje i ndihmoi të hiqte skitë. Koha e Martínez ishte 34:05.4, 11:16.2 minuta pas Karlsson.
Regina zbuloi skijimin në terren të hapur gjatë qëndrimit në Minesota, ku përjetoi dimrin e ftohtë me temperatura deri në minus 50 gradë. Ajo, 28 vjeçe, pranon se skijimi i dha forcë dhe rikthimi i ëndrrës së saj është bërë realitet sot në Lojërat Olimpike. /Telegrafi/