200 milionë franga është shuma totale që Këshilli Kombëtar në Zvicër ka miratuar për Lojërat Olimpike Dimërore, që do mbahen në vitin 2038.
Ky miratim u bë pa asnjë referendum, ku 137 vota ishin pro, 40 kundër dhe gjithsej ishin 14 abstenime.
Lojërat Dimërore janë planifikuar të zhvillohen pas dymbëdhjetë vitesh, në vende të ndryshme në dhjetë kantone. Këshilli Federal do të ofrojë fonde vetëm nëse kantonet dhe komunat kontribuojnë të paktën me një shumë të barabartë në kosto.
200 milionë franga është vetëm shuma e parë për këto lojëra, pasi, shuma totale pritet të shkojë deri në 2.2 miliardë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, Këshilli Kombëtar ka kërkuar që të vendosën edhe kushte shtesë, pra, që Lojërat të mbahen sipas standardeve të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të qëndrueshmërisë, transparencës dhe qeverisjes.
Po ashtu, ky Këshill ka hedhur poshtë një kërkesë që qeveria federale, kantonet dhe bashkitë të kompensonin dëmet në natyrë, peizazh dhe klimë me projekte të konsiderueshme të trashëgimisë natyrore. Një pakicë e partive të krahut të majtë kishin dashur ta përfshinin këtë në rezolutën e tyre të mbështetjes, por propozimi i tyre u rrëzua./Telegrafi/